Shkolla shqipe

Rihapja e Shkolles shqipe ne Moers, Kamp-Lintfort dhe Dinslaken me 2017

 

 

Vitin 2017 lirisht mund ta quajme – viti i suksesit - per shqiptaret e qyteteve Moers, Kamp-Lintfort dhe Dinslaken pasiqe u rihap mesimi plotesues ne gjuhen shqipe.

Ne fillimvitin 2018 mesimi do te filloje dhe ne Wesel.

 

Ishte Shoqata ILLYRICUM ajo e cila si synim paresor kishte hapjen e shkolles shqipe. Disa nder detyrat qe duhej realizuar gjate ketij rrugetimi ishin: Evidenca e nxenesve – vijimi i mesimit ne cikle te ndryshme, perpilimi i kerkesave gjegjese tek autoritet vendese, propozimi i kuadrit arsimor qe plotesonte standardet e Krahines se NRW prane Ministrise se Arsimit ne Düsseldorf, etj.

Sot, Shoqata ILLYRICUM eshte krenare me mesuesit Teuta Dervishi dhe  Akil Miftari te cilet jo vetem si kuader arsimor jane jashtzakonisht te suksesshem, por edhe jashte mesimit jane aktiviste dhe shqiptare te njemendte…

E tere puna e shkolles shqipe duhet te shihet si fryt i perbashket i shoqatave:

ILLYRICUM - Moers

Vezir Kolshi - Dinslaken

Bashkimi – Wesel

Shoqatat e lartpermendura dhe keshilli i prinderve jane garantues per nje vazhdimesi te suksesshme te shkolles ne gjuhen shqipe.