Ne vend te koncertit - mbremje humanitare: Ta ndihmojme Shqipërinë

 

 

Anulimi i koncertit per nder te dites se Pavaresise - festes me te madhe te shqiptareve ne mbare boten - si dhe organizimi i mbremjes humanitare Ta ndihmojme Shqiperine po me daten 30 Nentor 2019, u tregua sa i qellueshem poaq i suksesshem.

 

Intonimi i hymnit te flamurit shenoi fillimin e mbremjes duke vazhduar me nje minut heshtje per viktimat e fatkeqesise natyrore qe perfshiu mesin e Shqiperise ne mengjesin e 26 Nentorit te ketij viti. Fillimisht, te pranishmit i pershendeti kryetari i shoqates ILLYRICUM e.V. z. Fadil Veseli, pastaj mesuesja e shkolles shqipe Teuta Dervishi dhe mesuesi Akil Miftari.

 

Poezite e mirepregaditura nga nxenesit e shkolles shqipe, jehuan kudo neper sallen e mbushur me bashkatdhetare. Keto recitime te embela dhe joshese recituar edhe nga femijet e klases se pare, arriten qe per nje kohe te shkurter te shkepusim mendjet tona nga tronditja qe pesuam ne te gjithe Shqiptaret nga ato pamjet si ne Durres poashtu ne Thumane e Laç. Ishin motrat dhe vellezerit tane qe luftonin me jeten. Kudo shihje pallate të rrënuara, shtepi te plasaritura, germadha, lot, ushtimë, zhurmë…

 

Zërat e brishtë, te dashur, e te pastert te nxenesve kumbonin kendshem ne veshet tane gjate orkestrimit te kengeve te perzgjedhura nga mesonjesit e shkolles shqipe. Ato kenge zgjonin nostalgjine femijerore te te rriturve krahas kenaqesise te shihje fytyrat e qeshura te femijeve orkestrues.

 

Pastaj, erdhi momenti, kur te gjithe, i madh e i vogel, kishin mundesine te solidarizohen me gjysmen tone tjeter ne Shqiperi. Mbesat dhe nipat e Skenderbeut, Nene Terezes e Adem Jasharit qendronin ne radhe te kontribonin. Te qete. Te qeshur. Fytyre e zemer bardhe. Thjeshtë Shqiptarë…

 

E kur Shqiptari eshte mëse i merzitur - kendon ose vallezon. Sa me ëndje, gezim e mallengjim shihje grupin e vajzave qe vallezonin. Te bukura, krenare e te pa lodhura. Me lehtesi dhe elegancë pervidheshin duke manifestuar vallet tona tradicionale.

 

Ne kete mbremje u mblodhen 9.005,00 € te cilat jane transferuar ne fondin Jetimat e Ballkanit – enkas destinuar per fondin Ta ndihmojme Shqiperine

 

Falenderimi u takon te gjithe atyre qe u solidarizuan me gjysmen tone tjeter, qe qendruan prane njerezve tane te dashur ne keto dite te veshtira per popullin shqiptar.

 

 

Mire se erdhet ne faqen e internetit te Shoqates Arsimore dhe Kulturore Shqiptare ILLYRICUM Moers!


Rreth nesh

 Shoqata arsimore dhe kulturore Shqiptare ILLYRICUM eshte shoqate e pavarur dhe jo religjioze, e cila fokusohet ne nxitjen e edukates dhe arsimimit te shoqerise, ne perforcimin  e inspirimit te bashkepunimit mes popujve evropiane, ne mbeshtetjen e brezave te ri ne percaktimin arsimor e profesional.

Veprimtaria e shoqates koncentrohet mbrenda kufinjeve te Gjermanise, por sipas nevojave edhe jashte saj. Ajo mbeshtet integrimin e te huajve ne shoqerine gjermane, prezenton shqiptaret ne manifestimet e ndryshme nderkulturore, sherben si ure lidhese gjermano-shqiptare, e parasegjithash angazhohet ne ruajtjen e identitetit kulturor e kombetar shqipetar.